11.9 C
Tetovo
E shtunë, 24 Maj, 2025
BallinaLajmeBDI denoncon diskriminimin në Ministrinë e Kulturës në Maqedoninë e Veriut

BDI denoncon diskriminimin në Ministrinë e Kulturës në Maqedoninë e Veriut

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë dhe dënon ashpër avancimet e fundit të realizuara nga Ministria e Kulturës në Maqedoninë e Verit, të cilat konfirmojnë një prirje të rrezikshme të përjashtimit sistematik të shqiptarëve nga institucionet kulturore shtetërore.

BDI-ja thekson se në vendimin e fundit për 12 avancime brenda kësaj ministrie, vetëm një pozitë i është dhënë një shqiptari – dhe ajo në një nivel të rendit të dytë. Ky bilancm sipas saj, është tregues i qartë i një politike të vetëdijshme për të margjinalizuar përfaqësimin kulturor të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Për më shumë se një vit, asnjë punësim i ri nuk është bërë në institucionet kulturore të drejtuara nga shqiptarët. Ansamblet kulturore janë në shuarje të plotë, artistët në margjinë dhe institucionet pa jetë, pa investime dhe pa vizion. Ansambli Muzikor është lënë si relikt simbolik, pa mbështetje dhe pa perspektivë”, thuhet në reagim.

Sipas BDI-së, përgjegjësia për këtë situatë nuk i takon vetëm Ministrisë, por edhe mbetjeve të Vlenit në qeveri, e cila ka dështuar të mbrojë interesat kulturore të shqiptarëve dhe ka pranuar rolin e një fasade të heshtur ndaj këtij diskriminimi institucional.

BDI i bën thirrje opinionit publik, artistëve, intelektualëve dhe gjithë faktorëve relevantë që të bashkëreagojnë me ne ndaj këtij margjinalizimi të organizuar.

“Nuk mund të ketë shtet funksional dhe demokratik nëse një pjesë e popullatës përjashtohet nga hapësira kulturore dhe institucionale. Kultura është identitet. Fshirja e saj është sulm ndaj bashkëjetesës dhe barazisë”, thuhet në reagim.

BDI do të ngrejë këtë çështje në çdo nivel institucional dhe ndërkombëtar për të ndalur këtë degradim të qëllimshëm ndaj trashëgimisë kulturore të shqiptarëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments