21 C
Tetovo
E premte, 23 Maj, 2025
BallinaLajmeBotaVrasjet e dy punonjësve të Ambasadës izraelite në Uashington, Netanyahu bisedë telefonike...

Vrasjet e dy punonjësve të Ambasadës izraelite në Uashington, Netanyahu bisedë telefonike me Trump

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin Donald Trump, pas sulmit të sotëm në Ambasadën e Izraelit në Uashington.

Sipas mediave të huaja, lajmin për telefonatën mes liderëve e ka bërë të ditur zyra e kryeministrit izraelit, e cila shkruan se Trump shprehu hidhërim të thellë për vrasjet e dy punonjësve të Ambasadës.

Po ashtu, zyra e Netanyahut bëri të ditur se kryeministri falënderoi Presidentin Trump për përpjekjet që ai dhe administrata e tij po bëjnë kundër manifestimeve të antisemitizmit në Shtetet e Bashkuara.

“Kryeministri falënderoi Presidentin Trump për përpjekjet që ai dhe administrata e tij po bëjnë kundër manifestimeve të antisemitizmit në Shtetet e Bashkuara”, thuhej më tej në njoftim. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments