Deputeti i VLEN, Adnan Azizi, në intervistë për TV Koha tha se telashe ishte Taravari pasi me daljen e tij VLEN po punon pa ndalur.
“Ne garantojmë që shqiptarët do të përfaqësohen proporcionalisht në gjitha institucionet e vendit”, tha deputeti Azizi.
Ai shtoi se pengesë në funksionimim e VLEN ka qenë Taravari tashmë nuk është.
“Taravari shkaktonte telashe të shumta në funksionimin tonë, tani më nuk është dhe gjithçka do të funksionojë mirë e mbarë”, përfundoi Azizi.