Izet Mexhiti
– Ti nuk e solle ndryshimin. Ti e pengove ndryshimin.
– Ti nuk po kthehesh tek populli. Ti po kthehesh tek lista e zezë.
– Ti nuk po e braktis Qeverinë. Ti e tradhëtove Qeverinë.
– Ti nuk e përfaqëson frymën e anëtarësisë së ASh-së. Ti e mashtrove anëtarësinë e ASh-së.
– Ti nuk je heroi i kësaj historie. Ti je dëshpërimi i çdo shqiptari- intelektual apo i paarsimuar, punëtor ose afarist, burrë a grua- ti je zhgënjimi i secilit aktivist e simpatizant, i secilit shqiptar e shqiptare që e votoi dhe e mbështeti ndryshimin.
VLEN vazhdon rrugën e ndryshimit. I ftojmë dhe mirëpresim me bujari të gjithë aktivistët, simpatizantët dhe votuesit që ndjehen të mashtruar, të tradhëtuar dhe të lënë në mes të rrugës pa orientim.
Busulla politike e ndryshimit është VLEN. Ejani me ne!
=====================================================
Kasami : Garantoj se shumica parlamentare do të zgjerohet
Njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka deklaruar se janë në fazë të avancuar të negociatave me disa deputetë, si nga opozita shqiptare ashtu edhe nga komunitetet tjera që aktualisht janë pjesë e “Frontit Evropian”. Ai ka theksuar se shumica parlamentare që përkrah qeverinë pritet të zgjerohet shumë shpejt.
“Në momentin që hapet dera dhe dikush del, hapet mundësia që të hyjnë më shumë të tjerë, dhe për këtë arsye mund të garantoj se kjo qeveri do ta rrisë mbështetjen në Parlament”, theksoi Kasami në një intervistë për emisionin “360 shkallë” në MRT 1