8 C
Tetovo
E martë, 13 Maj, 2025
BallinaLajmeBotaTrumpi bisedoi në telefon me Zelenskyn pas ratifikimit të marrëveshjes së mineraleve...

Trumpi bisedoi në telefon me Zelenskyn pas ratifikimit të marrëveshjes së mineraleve të rralla, Kievi: Presidenti amerikan kërkoi…

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, zhvilluan një bisedë telefonike sot, e cila u përqendrua në marrëveshjen e të dyja palëve për burimet natyrore.

Në një deklaratë fillestare, një zyrtar ukrainas tha se biseda “shkoi shumë mirë”, pa përmendur përmbajtjen e saj apo detaje të tjera.

Presidenti ukrainas thuhet se po këmbëngul për një armëpushim të menjëhershëm 30-ditor pa kushte nga Rusia.

Kievi tha se Trump kërkoi të mësonte situatën e saktë në fushat e betejës, ndërsa u informua për ratifikimin e marrëveshjes për mineralet e rralla.

Më herët gjatë ditës së sotme, parlamenti ukrainas ratifikoi marrëveshjen me SHBA-në për shfrytëzimin e burimeve natyrore të Ukrainës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments