16 C
Tetovo
E shtunë, 10 Maj, 2025
BallinaLajmeAli Ahmeti nga Struga: BASHKË për të mbrojtur dinjitetin e shqiptarëve dhe...

Ali Ahmeti nga Struga: BASHKË për të mbrojtur dinjitetin e shqiptarëve dhe të gjitha arritjet tona me mund dhe sakrificë.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sonte zhvilloi një takim me qytetarët dhe simpatizantët partiakë në Strugë.

Sonte, në Strugë, gjatë Mbledhjes me popullin të organizuar nga Dega e BDI-së, në Ditën e Evropës, përçuam mesazhet tona para qindra e mijëra të pranishmëve. Misioni ynë, anëtarësimi i plotë i vendit në BE, mbetet prioriteti ynë i pakompromis.

Dëgjuam shqetësimet e shumicës së qytetarëve, të cilët shprehën qëndrimet e tyre për një Qeveri që çdo ditë po tregon se është antishqiptare dhe antishtetërore, duke e penguar me politika destruktive rrugëtimin tonë drejt BE-së dhe së ardhmes me perspektivë për vendin tonë.

Por, para qindra simpatizantëve, u garantova se së bashku do të qëndrojmë të palëkundur dhe të fortë në mbrojtjen e çdo të arriture.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments