Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka deklaruar se me ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravari ka patur një bisedë të shkurtë telefonike dhe asgjë më tepër.
Ai tha se ata si BDI janë duke ndjekur të gjitha zhvillimet, por jo personalisht ai, për shkak se tha, Ahmeti, ka detyrim ndaj platformës, programit angazhimeve që i janë caktuar.
“Me rëndësi është që politika shqiptare të jetë konstruktive në Maqedoninë e Veriut, të jetë ndërtuar mirë, qëndrimet e BDI-së jo njëherë i kam publikuar që me angazhimin e partive politike në VLEN në ekzekutivin e RMV-së, e kanë devalvuar dhe poshtëruar shqiptaret e Maqedonisë. Thirrje ju kemi bërë në vazhdimësi që t’i braktisin institucionet të mos bëhen pjesë e poshtërimit të shqiptarëve, deklaroi Ahmeti.
Ahmeti tha se si duket nga të gjitha zhvillimet e raportet që i vijën atij, Taravari e ka kuptuar që pozitat shqiptarëve në ekzekutiv janë vetëm të një argatit.
“Uroj që edhe të tjerët ta kuptojnë, jo njëherë e kemi konfirmuar, ne nuk zëvendësojmë asnjë subjekt qeveritarë në Qeveri, ne jemi për zgjedhje të parakohshme të jashtëzakonshme bashkë me ato lokale”, tha më tej Ahmeti.