18 C
Tetovo
E shtunë, 19 Prill, 2025
BallinaLajmeBilall Kasami në aksion : Do bisedojmë me Mickoskin...ASH-Sela pjesë e qeverisë?...

Bilall Kasami në aksion : Do bisedojmë me Mickoskin…ASH-Sela pjesë e qeverisë? Ka individë dhe subjekte politike nga opozita, të cilët janë të gatshëm të jenë pjesë e shumicës parlamentare

Kryetari i Lëvizjes Besa, pjesë e koalicionit VLEN, tha se shumica parlamentare është stabile, përcjell TV21. Kasami tha se ka individë dhe subjekte politike që janë të gatshëm të bëhen pjesë e shumicës parlamentare. I pyetur nëse e ka fjalën për ASH-Sela, Kasami tha:

Pas vendimit të ASH-Taravari që në zgjedhje lokale të shkojë me lista të veçanta për këshilltarë komunalë, kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami tha se do të kërkojnë nga kryeministri Hristijan Mickoski që të rishqyrtohen pozicionet e VLEN-it në Qeveri.

“Ne kur jemi futur në qeveri si koalicion VLEN, kemi pasur një marrëveshje me kryeministrit, atëherë mandatarin e qeverisë, sigurisht që në rrethanat e reja të krijuara, ne do të kërkojmë nga kryeministri të rishqyrtojmë marrëveshjen si koalicion, tash pjesa tjetër mbetet të diskutohet se si do të vazhdojë më tutje formati i qeverisë, por ne sigurisht si VLEN, do të kërkojmë që të ulemi dhe të bisedojmë edhe njëherë për pozicionet tona në qeveri”, tha mes tjerash Kasami.“Nuk besoj, as që ka elemente për zgjedhje të parakohshme, sepse shumica parlamentare është më stabile se kurdoherë që ka qenë, biles kemi informata që ka edhe subjekte politike dhe individë nga…për momentin që janë pjesë e opozitës, të cilët janë të gatshëm t’i bashkohen qeverisë. E dini edhe deklaratën e z.Taravarit që nuk është i gatshëm për t’u larguar nga qeveria dhe nuk besoj se do të ketë krizë qeveritare, përkundrazi ka individë dhe subjekte politike nga opozita të cilët janë të gatshëm të jenë pjesë e shumicës parlamentare. Gazetari: Bëhet fjalë për Ziadin Selën? Tash unë po them se ka gatishmëri, ditët në vijim do të dalin edhe këto informata”, tha Kasami.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments