18 C
Tetovo
E shtunë, 19 Prill, 2025
BallinaLajmeTaravari ftesë Selës? Tha se të gjithë janë të mirëseardhur, dera e...

Taravari ftesë Selës? Tha se të gjithë janë të mirëseardhur, dera e hapur edhe për Selën

“Kjo shtëpi është e hapur dhe e madhe. Të gjithë janë të mirëseardhur”, tha Arben Taravari

Kjo ishte përgjigjja që mbrëmë dha Arben Taravari i pyetur nëse është i mundur ribashkimi me Ziadin Selën, pas ndarjes së ASH-së në dy fraksione. Çfarë deshi të thotë me këtë deklaratë dhe a është i mundur pajtimi i dy ASH-ve, si dhe bashkimi me Selën? A po i bën Taravari ish-bashkëpartiakut ftesë të hapur?-90% e partisë tashmë është këtu, 10% kanë mbetur. Para 10 ditësh erdhi kryetari i komunës së Vrapçishtit që ishte në anën tjetër dhe u bashkua, thashë se shtëpia jonë, familja jonë është e madhe, dyert janë të hapura për të gjithë, kështu që kush dëshiron le të urdhërojë, është i mirëpritur.
-Po Sela?
-Nëse do, është i mirëpritur, dyert janë të hapura.

Kontaktuam edhe me kryetarin e pjesës tjetër të partisë Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela, por na tha se nuk dëshiron të komentojë mbi këtë çështje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments