12.7 C
Tetovo
E premte, 25 Prill, 2025
BallinaLajmeShqipëria hap kapitujt e rinj në bisedimet për anëtarësim në BE, Costa:...

Shqipëria hap kapitujt e rinj në bisedimet për anëtarësim në BE, Costa: Shenjë shumë e rëndësishme për të gjithë rajonin

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, sot në Bruksel e ka zhvilluar një takim me kryetarin e Këshillit të Evropës, Antonio Costa. Para nisjes së takimit, para mediave folën Rama dhe Costa. Ky i fundit, deklaroi se sot Shqipëria do t’i çelë disa kapituj të rinj me BE-në, për çka u shpreh tejet i lumtur me këtë hap.“Zgjerimi në Ballkanin Perëndimor është prioritet i qartë për Bashkimin Evropian, është angazhimi ynë i vërtet me rajonin dhe është investimi më i rëndësishëm gjeopolitik në paqe, për paqe, prosperitet dhe stabilitet në kontinentin tonë. Është më të vërtet inkurajuese ta shohim progresin e bërë nga Shqipëria në këtë rrugë dhe sot ne po hapim një kapitull të ri dhe ambicia jonë është që të hapim më shumë kapituj të negociatave gjatë këtij viti, sepse kemi një shkallë konkrete dhe ne duam të tregojmë rezultate. Kjo është me rëndësi për Bashkimin Evropian, është me rëndësi për Shqipërinë, por mendoj se kjo është gjithashtu shumë shenjë e rëndësishme për të gjithë rajonin. Sepse mënyra më e mirë për të siguruar prosperitet, paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor, është me anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, tha Costa.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments