Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.
Vuçiqi tha se me Orbanin folën për situatën aktuale në botë, Evropë e veçanërisht në vendet e tyre, teksa tha se ranë dakord që të përmirësojnë marrëdhëniet në fushën ushtarako-mbrojtëse.
“Kemi shkëmbyer mendime për situatën aktuale politike në botë, Evropë dhe veçanërisht në vendet tona. Ne kemi rënë dakord që të përshpejtojmë përmirësimin e marrëdhënieve tona në të gjitha sferat e jetës shoqërore, duke përfshirë edhe atë ushtarako-mbrojtëse”, shkroi Vuçiqi.
Ai paralajmëroi se së shpejti me Orbanin do të nënshkruajnë gjëra të rëndësishme dhe të mëdha.
Marrëdhëniet ushtarako-mbrojtëse mes Serbisë e Hungarisë vijnë pas marrëveshjes trepalëshe Kosovë-Shqipëri-Kroaci në fushën e mbrojtjes.