Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi qëndroi për disa orë në Gjadër, në kampin e ndërtuar për emigrantët e paligjshëm që kapen në Itali.
Në deklaratën për mediat, ai kërkoi që kampet në Gjadër të kthehen në burgje për shqiptarët e dënuar në Itali.
“Do ishte më mirë që këtë qendra të bëheshin burgje për shqiptarët që janë dënuar në Itali, që të kenë mundësi të jenë më afër familjes. Ajo që thuhet në Itali, është vetëm propagandë. Është propagandë e Giorgia Melonit”, tha ai.