6.7 C
Tetovo
E martë, 1 Prill, 2025
BallinaLajmeMinistrit Çeku i refuzohet për herë të dytë vizita në Preshevë

Ministrit Çeku i refuzohet për herë të dytë vizita në Preshevë

Ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku i është refuzuar për herë të dytë vizita në Preshevë. Kështu njoftoi kryetarja e Preshevës , Ardita Sinani.

“Serbia sërish ndalon Ministrin e Kosovës–diskriminimi ndaj shqiptarëve vazhdon!Për herë të dytë, pushteti i Vuçiqit ndalon Ministrin Hajrulla Çeku të vizitojë Preshevën! Ky është një tjetër akt i politikës nacionaliste serbe, e cila fshihet pas një fasade pro-evropiane, por në realitet ushqen një regjim autoritar që shkel të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve.”, ka shkruar Sinani në Facebook.

Ajo ka thënë se pavarësisht kësaj Presheva është e vendosur të mbajë lidhjet me të gjitha vendbanimet shqiptare.

“Fatkeqësisht, ky regjim vazhdon të përkëdhelet nga Perëndimi për arsye gjeostrategjike, ndërsa shqiptarët e Luginës përballen me diskriminim dhe izolim. Por ne nuk ndalemi!Presheva është e vendosur të mbajë lidhjet me të gjitha vendbanimet shqiptare dhe të forcojë bashkëpunimin me Kosovën e Shqipërinë. Përpjekjet për të na penguar vetëm na bëjnë më të fortë!”, ka thënë ajo./21Media

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments