11.3 C
Tetovo
E hënë, 17 Mars, 2025
BallinaLajmeBotaRekord historik në Turqi, 28 Gradë sot në Stamboll, java nis me...

Rekord historik në Turqi, 28 Gradë sot në Stamboll, java nis me ulje temperaturash dhe reshje dëbore

Temperaturat deri në 20 gradë Celsius mbi normalen e sezonit, do të shënohen deri në mbrëmjen e sotme në Turqi, sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik (MGN).

Meteorologët parashikojnë që sot, të dielën, temperatura në Stamboll do të arrijë 28°C, duke thyer një rekord shekullor, i cili është regjistruar në vitin 1911, me 27.7°C.

Temperaturat e tilla të larta zakonisht regjistrohen në korrik dhe gusht.Në muajin mars, temperatura mesatare në Stamboll varion nga 5 deri në 12 gradë.

Në bregdetin e Detit të Zi termometrat do të tregojnë 28-31 gradë, në vend të 2-12°C të zakonshme për këtë sezon.

Shërbimi meteorologjik parashikon gjithashtu se në Ankara temperatura do të arrijë në 28 gradë, në Izmir 27-30 dhe në Gaziantep dhe Sanliurfa të paktën 28 ​​gradë.

Pas “valës së të nxehtit” të papritur të marsit, rikthimi në normalitet do të jetë i menjëhershëm, pasi të martën mbrëma merkuri do të bjerë në 2 gradë në Stamboll dhe 0 në Ankara, ku priten edhe reshje bore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments