15.5 C
Tetovo
E mërkurë, 12 Mars, 2025
BallinaLajmeShefi i NATO-s, Mark Rutte: Jemi plotësisht gati për t’u përgjigjur...

Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Jemi plotësisht gati për t’u përgjigjur në çfarëdo sfide të sigurisë

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë sot në Prishtinë se prania e aleancës këtu është një demonstrim i qartë i përkushtimit të palëkundur të NATO-s për siguri afatgjate të Kosovës dhe rajonit.Rutte përmendi që misioni i KFOR-it në Kosovë është një nga më të gjatët dhe më të suksesshëm. Ai tha se dekada të investimit në paqe e siguri nuk mund të lihen anash dhe se NATO-ja është i gatshëm t’i përgjigjet çfarëdo sfide të sigurisë, raporton Zeri.info.

“Një rajon më i siguri i Ballkanit nënkupton më shumë siguri për zonën e NATO-s. Duhet ta kemi të qartë që kemi para nesh dekada të ndërtimit të paqes që nuk mund të lihen anash, jemi plotësisht të gatshëm për t’u përgjigjur çfarëdo zhvillimi të sigurisë”.

Ai ftoi që problemet të zgjidhen me diplomaci në vend të dhunës.

“Stabiliteti në rajon varet nga të gjitha palët që të zgjedhin diplomacinë para dhunës, në këtë drejtim NATO vazhdon të mbështet dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës të ndërmjetësuar nga BE-ja. Për ta shtyrë përpara këtë dialog të dyja palët duhet të bëjnë kompromise, kjo kërkon vendime të vështira, por duam të shohim normalizim, që do të sjell siguri afatgjate për të gjithë rajonin”.

“Gjithsesi duhet ta bëjmë të qartë, të gjitha palët e sigurisë në rajon duhet të punojnë në të njëjtin drejtim, të njëjtën gjë e thash në Sarajevë dhe sot vizitoj KFOR-in këtu në Kosovë, jemi në kontakt shumë të afërt edhe me Vuçiqin dhe ai do të më takoj këtë muaj në Bruksel. Nuk mund të parashikojmë paqe kur mbesin në të njëjtat probleme për dekada me radhë, duhet të ketë zgjidhje politike që kërkon lidership nga të gjitha palët. Duhet të punojmë së bashku që ky rajon të arrijë paqen afatgjate”, tha Rutte në një konferencë pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në Prishtinë. /Zëri

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments