Lëvizja Ilirida shumë shpejtë do të konvertohet në parti politike. Kjo Lëvizje e drejtuar nga Nevzat Halili, e cila vepron që nga viti 2004, ka mbajtur edhe takimi i parë prej nga edhe do të bëhen përgatitjet për mbajtjen e kongresit, raporton KOHA.
Platforma kryesore e Lëvizjes së Iliridës do të jetë jetësimi idesë për federalizim të shtetit me metoda demokratike të shprehura me votën e lirë të qytetarëve. Arsyeja se pse kjo lëvizje konvertohet në parti politike është se nuk janë realizuar aspiratat e shqiptarëve.
“Pasi që Maqedonia e veriut tashmë do të bëhet pjesë e NATO-së, ne do të kemi më lehtë që të adresojmë problemet tona, diskriminimin dhe padrejtësitë. Të gjitha këta do ti arrijmë me metoda demokratike”, tha Nexhat Bexheti, koordinator i Lëvizjes Ilirida.
Ndryshe, pjesë e programit të Lëvizjes Ilirida është që në çdo vendbanim shqiptar të ketë nga një fabrikë, zgjidhja e papunësisë, ndërsa brenda katër vitesh pritet që të ulet papunësia në 15 për qind, qëndron në platformën ekonomike të Lëvizjes Ilirida.