6.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeTakim Pendarovski-Xhaferi / Zgjedhje korrekte dhe demokratike do të jenë konfirmim...

Takim Pendarovski-Xhaferi / Zgjedhje korrekte dhe demokratike do të jenë konfirmim për kapacitetin demokratik të vendit

Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin, me ç’rast këmbyen mendime për situatat gjithëpërfshirëse në shtet dhe pritjet për vitin e ardhshëm.

Siç kumtoi Kabineti i shefit të shtetit, Pendarovski dhe Xhaferi në takim kanë biseduar edhe për aktivitetet e ardhshme në procesin e formimit dhe funksionimit të Qeverisë kalimtare, për zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, gjegjësisht për obligimet e dy institucioneve në atë proces.

“Presidenti i shtetit Pendarovski dhe kryetari i Kuvendit, Xhaferi, u pajtuan se në vitin kur presim rrumbullaksim të anëtarësimit të plotfuqishëm në NATO dhe caktim të datës për fillimin e negociatave inkuadruese me BE-në, konfirmim për kapacitetin demokratik të Maqedonisë së Veriut duhet të jetë zbatimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në prill të vitit 2020 në atmosferë korrekte dhe demokratike”, qëndron në kumtesën e kabinetit të shefit të shtetit Pendarovski. .

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments