0.8 C
Tetovo
E hënë, 3 Mars, 2025
BallinaLajmeSali Berisha paraqitet sot në SPAK në zbatim të masës së sigurisë,...

Sali Berisha paraqitet sot në SPAK në zbatim të masës së sigurisë, mbështetësit e tij protestë para Prokurorisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të paraqitet këtë të hënë në orën 10:00 në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” në lidhje me dosjen “Partizani”.

Ndërkohë, mbështetësit e Berishës do të mblidhen para ambienteve të SPAK, ashtu siç ka ndodhur çdo herë që kreu i tyre është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.

Berisha e cilëson vendosjen e masës ndaj tij një akt të turpshëm politik në të cilin ai thotë se “Prokuroria në kundërshtim me Kushtetutën kërkon t’i ndalojë fjalën e lirë”, ndërsa gjykatësin e krahason me një kukull të partisë që vendos sipas kërkesave të tyre.

/tvklan.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments