Pasi prokuroria në Bosnjë dhe Hercegovinë ka kërkuar nga Gjykata që presidenti i Republikës Sërpska, Milorad Dodik të dënohet me pesë vjet burgim, ka reaguar Bashkimi Demokratik për Integrim. Ky reagim i BDI-së erdhi pasi javë më parë Dodik u prit në Maqedoni, që siç thotë, mysafiri i nderit i VLEN po përballet me kërkesën për burgim dhe ndalim të aktiviteteve politike për rreth 10 vjet. BDI tha se, VLEN përulet ndaj figurave që kërcënojnë stabilitetin rajonal dhe vlerat euroatlantike.
“Mysafiri i nderit i partive të Vlenit, Dodiki — dënohet me burg në Bosne dhe Hercegovinë. Ironia nuk mund të ishte më e madhe. Millorad Dodik, i pritur me nderime të larta nga qeveria aktuale dhe shpëtimtari nga turpi publik i Vlenit- Stoilkovici, sot përballet me kërkesën për pesë vjet burgim dhe ndalim politik për dhjetë vjet në Bosnje dhe Hercegovinë. Kjo është fytyra e vërtetë e aleancave të vlen-it — përulësi ndaj figurave që kërcënojnë stabilitetin rajonal dhe vlerat euroatlantike, duke e kthyer vendin tonë në qendrën e botës sërbe të rajonit”, tha BDI.Dodik akuzohet për nënshkrimin e dekreteve presidenciale, me të cilat shpalli të vlefshëm dy ligje jokushtetuese të Republikës Sërpska, që më parë ishin anuluar nga përfaqësuesi i Lartë. Llukiq akuzohet për publikimin e këtyre ligjeve dhe dekreteve, të cilat parashikojnë se vendimet e përfaqësuesit të Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë dhe Hercegovinës nuk do të zbatohen në atë entitet.