Sekretari i Shtetit amerikan, Marco Rubio, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në bisedimet që do të zhvillohen në Arabinë Saudite me delegatët rusë, së bashku me dërguarin e SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Ëitkoff, dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Mike Ëaltz, dy prej këshilltarëve më të afërt të Trump për politikën e jashtme.Rubio do të udhëtojë nga Jeruzalemi, ku ka pasur bisedime me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. I pyetur nga CBS Neës për qëllimin e takimit në Arabinë Saudite, Rubio dha disa informacione të kufizuara për atë që do t’i thoshte homologut të tij rus, Sergey Lavrov. Megjithatë, ai theksoi se takimi do të shërbejë për të parë nëse Vladimir Putin është i gatshëm për një zgjidhje paqeje, duke shtuar se “ditët që vijnë” do të jenë vendimtare për të kuptuar seriozitetin e Rusisë. Ai theksoi gjithashtu se një takim i vetëm nuk mund të mjaftojë për të zgjidhur luftën dhe se ende nuk është krijuar një proces i rregullt negociues për të ndërmjetësuar mes Ukrainës, Rusisë dhe palëve të treta.Rubio shpjegoi gjithashtu se ka pasur një telefonatë mes Presidentit Putin dhe Presidentit Trump, ku të dy liderët shprehën gatishmërinë për të ndalur luftën, dhe pritet që të ketë më shumë biseda për të parë mundësitë për një proces paqeje.