-0.7 C
Tetovo
E shtunë, 8 Shkurt, 2025
BallinaLajmeBota79 vende, përfshirë Shqipërinë rikonfirmojnë mbështetjen për Gjykatën Penale Ndërkombëtare pas sanksioneve...

79 vende, përfshirë Shqipërinë rikonfirmojnë mbështetjen për Gjykatën Penale Ndërkombëtare pas sanksioneve të SHBA-ve

Një deklaratë e përbashkët e lëshuar të shtunën nga 79 vende që janë palë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, përfshirë dhe Shqipërinë, rikonfirmoi mbështetjen e tyre të palëkundur për gjykatën globale në Hagë.

Deklarata erdhi pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump nënshkroi një urdhër për të vendosur sanksione ndaj stafit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për veprime të paligjshme dhe të pabaza që synojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatin e saj Izraelin. “Masa të tilla rrisin rrezikun e mosndëshkimit për krimet më të rënda dhe kërcënojnë të minojnë shtetin ndërkombëtar të së drejtës, i cili është vendimtar për promovimin e rendit dhe sigurisë globale”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Shtatëdhjetë e nëntë nënshkruesit janë nga 125 vendet anëtare të gjykatës penale ndërkombëtare, dhe vendi ynë permendet si nënshkrues i deklaratës në fjalë. “Gjykata është një një shtyllë jetike e sistemit ndërkombëtar të drejtësisë”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se sanksionet mund të “minojnë rëndë” hetimet në zhvillim dhe të çojnë në mbylljen e zyrave të kësaj gjykate ne terren.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments