0.2 C
Tetovo
E premte, 7 Shkurt, 2025
BallinaOpinionNaser Selmani / Pse Ali Ahmeti sulmon “Shqipërinë e Madhe”, sajesën e...

Naser Selmani / Pse Ali Ahmeti sulmon “Shqipërinë e Madhe”, sajesën e Serbisë!?

Analizon: Naser Selmani

Kryetari i BDI, Ali Ahmeti javën e kaluar deklaroi se BDI nuk angazhohet për Shqipërinë e Madhe, por për Evropë. Deklarata kaloi në heshtje edhe pse është shumë e rëndë, të mos them antishqiptare.

Kjo heshtje e turpshme dëshmon se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut ende nuk kanë ngritur elitë të përgjegjshme politike, intelektuale dhe akademike, e as media profesionale, që nuhatin në kohë tezat e rrezikshme antishqiptare dhe alarmojnë opinionin në kohë.

Deklarata e Ahmetit është shumë e rrezikshme. Ajo bëhet e dhimbshme kur vjen nga një politikan shqiptar, i dalë nga lufta!

E para, koncepti i Shqipërisë së Madhe nuk është gjetje shqiptare, por është shpikje e armiqëve të shqiptarëve. E krijoi Italia fashiste dhe e përdori me shumë ligësi politika antishqiptare e Serbisë. Në vitin 1939 Italia pushtoi Shqipërinë dhe e përdori Shqipërinë e Madhe si karem për të shtruar ndikimin edhe mbi viset tjera shqiptare.

Lëvizja shqiptare për pavarësi kurrë nuk e ka përdorur këtë sajesë. Drejtuesit e saj janë angazhuar për shtet shqiptar, as të madh, e as to vogël, por aq sa ishin trojet shqiptare në fillim të shekullit njëzet, me të vetmin emer – Shqipëri.

E dyta, konceptin e Shqipërisë së Madhe, e kanë ushqyer qendrat antishqiptare serbe. Beogradi e përdorur atë si fantazmë për të kriminalizuar kauzën shqiptare duke ia mveshur asaj ideolgjinë fashiste. Me këtë pretekst, ndër shekuj Serbia arsyetoi politikën e saj gjenocidale për shfarosjen e shqiptarëve.

Ali Ahmeti ra në kurthin e rrezikshëm të politikës serbe kur e mohon një sajesë të paqenë. Me këtë deklaratë ai legjitimoi krimet serbe kundër shqiptarëve dhe etiketon kauzën shqiptare si ideologji fashiste. Shërbim më të keq shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe shqiptarëvë në përgjithësi në rajon nuk mund tu bënte.

Injoranca nuk e shfajson sepse kur hiqet si përfaqësues i një populli, duhet të jetë i kujdesshëm kur flet për çështje të ndjeshme. Ai është i pakujdesshëm sepse është në hall të madhë! Ka ardhur koha e përgjegjësisë për dëmtimin e kauzës shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Në vend të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit deri në vitin 2004, për të cilën kishte garanca ndërkombëtare, ai e zvarriti për 22 vjet.

Shtyllat kryesore të asaj marrëveshjes, gjuha shqipe, përfaqësimi, decentralizimi, ende nuk janë zbatuar.

Ai tani u dërgon mesazhe të koduara autorëve të sajesës Shqipëri e Madhe për të shpëtuar kokën. Oferta është bashkëpunim për pengmarrjen e çështjes shqiptare.

Shqiptarët e dinë se Ali Ahmeti nuk punoi për interest e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, por nuk pritën ta gjejnë në frontin e Serbisë së Madhe!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments