6.5 C
Tetovo
E shtunë, 1 Shkurt, 2025
BallinaLajmeMinistri Fatmir B. Limani tregon arsyet se pse ju hoqën kompetencat kreut...

Ministri Fatmir B. Limani tregon arsyet se pse ju hoqën kompetencat kreut të Vrapçishtit ,për institucionin parashkollor

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë i hedh poshtë në tërësi pohimet e kryetarit të komunës së Vrapçishtit, se kompetencat në pjesën e emërimit të ushtruesit të detyrës drejtor dhe drejtorit të institucionit parashkollor “Pranvera” – Vrapçisht, i janë hequr në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve.

Në fakt, kryetarit të komunës iu dha një vërejtje se ushtruesi i detyrës drejtor në institucion nuk i plotëson kushtet për të qenë drejtor, prandaj ai duhej të emëronte një person të përshtatshëm për ushtrues detyre nga radhët e të punësuarve në institucion.

Pavarësisht vërejtjes, kryetari i komunës, vetëm disa ditë pas shkarkimit të ushtruesit të detyrës drejtor, e emëroi përsëri të njëjtin person në këtë pozitë, duke shkelur kështu dispozitat e ligjit.

Emërimi i ushtruesit të detyrës drejtor dhe i drejtorit është një detyrim ligjor i tij si kryetar komune, të cilin, në këtë rast, nuk e ka respektuar.

Në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe në interes të funksionimit të ligjshëm dhe të papenguar të institucionit parashkollor, Ministria ia hoqi kompetencat në pjesën e emërimit të ushtruesit të detyrës drejtor dhe të drejtorit të institucionit për një periudhë njëvjeçare, duke e shkarkuar ushtruesin e detyrës drejtor dhe duke emëruar një drejtor në përputhje me ligjin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments