8.6 C
Tetovo
E premte, 31 Janar, 2025
BallinaLajmeEdi Rama prezanton sistemin e monitorimit: Do të ketë survejim me kamera...

Edi Rama prezanton sistemin e monitorimit: Do të ketë survejim me kamera në 20 qytete, policia do të marrë informacione në kohë reale

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot sistemin e monitorimit me kamera të 20 qyteteve në vend. Kreu i qeverisë tha se në fokus do të jenë shkelësit dhe qarkullimi rrugor.

Duke dhënë detaje për planin e ri të sigurisë, Rama tha se përmes sallave të monitorimit do të jepen informacione në kohë reale për çdo ndodhi në qytetet  e pajisura me kamera.

“Do të ketë survejnim me kamera të qyteteve me fokus qarkullimin rrugor dhe shkelësit. Një sistem i bazuar tek fjala e fundit të sigurisë digjitale i pasuruar me inteligjencën artificiale që do të japë informacione në kohë reale përmes sallave të monitorimit të të gjithë qyteteve që do ta kenë këtë sistem.

Do fillohet me 20 qytete. Së shpejti do fillojë sistemi për rrugët kombëtare. Do japë mundësi që çdo ankesë e çdo qytetari të trajtohet në kohë reale. Sistemi verifikon jo thjesht me fotografi, por verifikon me personin, emrin, mbiemrin dhe të gjithë kartelën e tij në aspektin e precedentëve penalë”, u shpreh Rama.

Ndërsa ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha tha se nisma SmartCity synon të identifikojë autorët e ngjarjeve në kohë reale duke bërë të mundur kështu rritjen e parametrave të sigurisë në zonat urbane, por edhe parandalimin e paligjshmërisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments