Salwan Momika, i njohur për djegiet publike të librit të shenjtë musliman Kurani, është qëlluar për vdekje mbrëmë në shtëpinë e tij në Suedi, njoftonin sot mediat shtetërore.
Provokatori 38 vjeçar u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Sodertalje pranë kryeqytetit Stokholm, njoftonte televizioni publik SVT, duke shtuar se ai ishte gjetur i qëlluar dhe ishte dërguar në spital, ku kishte humbur jetën.
Policia tha se ka bërë disa arrestime dhe se po hetonte raportimet se ngjarja mund të ishte transmetuar direkt në rrjetet sociale, por nuk dha prova konkrete.
Momika, kristian iraken që mori qytetarinë suedeze në 2021 ka marrë famën e keqe për djegiet e Kuranit në vende publike në Suedi.
Veprimet e tij me pretekstin e “lirisë së shprehjes” sollën protesta të ashpra në vendet muslimane, duke përfshirë dhe sulme ndaj ambasadave të Suedisë e vendeve perëndimore.
Pas protestave në vendet muslimane Danimarka nxorri në dhjetor ligjin e ndalimit të djegies së Kuranit në vende publike.
Momika ishte arrestuar më vonë me akuza nxitje urrejtjeje, por mesa duket ishte përsëri në liri derisa gjeti vdekjen.