5.8 C
Tetovo
E premte, 31 Janar, 2025
BallinaLajmeStudentët marshojnë nga Beogradi në Novi Sad

Studentët marshojnë nga Beogradi në Novi Sad

Qindra studentë serbë protestuan nga Beogradi në Novi Sad për tragjedinë ku humbën jetën 15 persona.

Studentë nga universitete të ndryshme planifikojnë të marshojnë 80 kilometra gjatë dy ditëve deri në vendin e tragjedisë.

Ata do të organizojnë një bllokadë të urave të qytetit të shtunën, duke bërë thirrje që autoritetet gjyqësore të nxjerrin personat përgjegjës para drejtësisë.

“Mesazhi i aksionit është të tregojmë solidaritet dhe të themi se heshtja nuk është një zgjidhje. Gjithashtu, bllokimi i tre urave nënkupton dhe përkushtimin tonë për të patur një shtet të drejtë dhe të përmbushen kërkesat tona”, thotë një protestuese.

Marshimi dhe bllokada e planifikuar e urave të Novi Sadit janë hapat e radhës në protestat që kanë tronditur Serbinë për më shumë se dy muaj.

Mosbindja civile e studentëve për plotësimin e kërkesave të tyre ka përfshirë të gjitha qytetet e vendit, përfshirë edhe vendbanimet më të vogla.

Klan News

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments