2.8 C
Tetovo
E diel, 19 Janar, 2025
BallinaLajme(VIDEO) Shpartallohet grupi i Rade Shteklit, në pranga 14 persona

(VIDEO) Shpartallohet grupi i Rade Shteklit, në pranga 14 persona

Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe korrupsionit, në koordinim me Departamentin për Operacione Speciale të Policisë, më datë 18 dhe 19 janar të vitit 2025 nën udhëheqjen e Prokurorit Publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pas disa muajsh hetime penale, ka kryer një aksion të koordinuar policor, në të cilin është shkatëruar një grup i organizuar kriminal prej 14 anëtarësh i përbërë nga individë nga Shkupi.

Grupi kriminal ishte përfshirë për një kohë të gjatë në kryerjen e krimeve në fushën e trafikut të paligjshëm të drogës. Dyshimet e bazuara, siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, janë se organizatori i grupit kriminal nëpërmjet anëtarëve të tij shpërndante dhe shiste lëndë narkotike në rrugë, direkt te përdoruesit.

GOCE ANDEEVSKI, ZËDHËNËS I MPB-SË

“Gjatë zbatimit, duke vepruar sipas urdhrave për bastisje në shtëpi dhe lokale të tjera të lëshuara nga gjykatësi i procedurës paraprake, janë kontrolluar 16 persona, në gjithsej 21 lokacione në zonën e Shkupit dhe Gjevgjelisë. Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar një numër i madh i sendeve të ndryshme për të cilat do të kryhet ekspertizë forenzike”.

Ndër sendet e gjetura dhe të sekuestruara, janë edhe disa pako më të mëdha e më të vogla me lëndë pluhuri të panjohur, për të cilat do të kryhen edhe ekspertiza shtesë për të përcaktuar llojin dhe sasinë.  Ndaj 14 personave të dyshuar Prokuroria do të ngre kallëzime penale. MPB informoi po ashtu se,  aktivitetet operative dhe teknike janë ende në vazhdim në koordinim me Prokurorin Publik kompetent.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments