-1.3 C
Tetovo
E enjte, 16 Janar, 2025
BallinaLajmeËshtë trefishuar numri i të sëmurëve nga gripi, tejkalon pragun për hyrje...

Është trefishuar numri i të sëmurëve nga gripi, tejkalon pragun për hyrje në sezonin e gripit

 Për 3,2 herë është rritur numri i të infektuarve me grip në periudhën nga 6 janar deri më 12 janar krahasuar me javën e parë të janarit. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se janë raportuar 1.053 raste të sëmurëve nga gripi apo sëmundjeve të ngjashme me gripin.

Për herë të parë këtë sezon, incidenca e raportuar është mbi kufirin javor të aktivitetit të virusit të gripit sezonal, gjegjësisht është tejkaluar pragu për të hyrë në sezonin e gripit.

Për sa i përket moshës, 633 persona janë nga mosha 15 deri në 64 vjeç, 179 janë fëmijë nga mosha pesë deri në 14 vjeç dhe 144 janë nën katër vjeç. Nëntëdhjetë e shtatë janë të moshës mbi 65 vjeç.

Numri më i madh i rasteve është në Shkup (305), pasuar nga Dibra me 134, Kumanova me 118, Tetova dhe Gostivari me nga 66, Kavadari me 62 dhe në qytetet e mbetura, numri i rasteve është më pak ose i barabartë me pesëdhjetë.

“Vërehet një rritje të numrit të sëmundjeve të ngjashme me gripin, i cili është mbi kufirin javor për aktivitetin sezonal për herë të parë këtë sezon. Rezultatet e marra nga mbikëqyrja virologjike e gripit tregojnë se ka aktivitet rajonal të virusit të gripit. Përqindja e pozitivitetit është mbi 10 për qind për herë të parë këtë sezon. Sipas këtyre të dhënave, Republika e Maqedonisë së Veriut ka intensitet mesatar të virusit të gripit”, konkludojnë  nga ISHP.

Nga atje përkujtojnë se vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më efektive kundër kësaj sëmundjeje. Deri në javën e dytë të këtij viti, gjithsej 72.318 persona janë vaksinuar me vaksinë falas ose komerciale kundër gripit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments