1.5 C
Tetovo
E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024
BallinaLajmePse nuk po hapet çerdhja në Haraçinë? Limani: Nënshkrimi im do të...

Pse nuk po hapet çerdhja në Haraçinë? Limani: Nënshkrimi im do të bëhet legjitim, kur Ibrahimi të bindet që unë jam ministër legjitim

I pyetur se pse nuk po hapet çerdhja në Haraçinë, ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani thotë se bëhet fjalë për çështje procedurash, përcjell TV21. I njëjti tha se fillimisht, kryetari i kësaj komune, Ridvan Ibrahimi duhet të kërkojë falje pasi e quajti ministër jolegjitim.“Të dy kryetarët e komunave, por më tepër kryetari i komunës së Haraçinës do të duhet të kërkojë falje publike për pjesën e deklarimit se unë jam ministër jolegjitim, dhe në momentin që ai të përcaktohet nëse unë jam legjitim apo nuk jam, atëherë kur ai të bindet që jam legjitim, në të njëjtën kohë edhe nënshkrimi im do të jetë legjitim”, tha Limani./tv21.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments