-0.5 C
Tetovo
E martë, 24 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeVLEN: Ata që thirreshin në vlera evropiane, po mbushin listën e zezë...

VLEN: Ata që thirreshin në vlera evropiane, po mbushin listën e zezë amerikane

Koalicioni VLEN thekson se partia non grata BDI edhe një herë po e dëshmon se është parti e dështuar dhe pa ideal.

“BDI e cila bllokoi rrugën e Maqedonisë së Veriut për në BE vite me radhë kërkon llogari se pse VLEN-i nuk e zhbllokon rrugën evropiane për gjashtë muaj. Partia non grata BDI e cila heshti për vite me radhë për reformat në drejtësi dhe kur BE-ja e ndau Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në rrugën drejtë BE-së, sot kërkon që këto punë të rregullohen brenda natës me shkop magjik. Ne u themi se po, Maqedonia e Veriut do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian por asnjëherë me një parti antiamerikane si BDI në Qeveri.

BDI non grata, parti e cila rrënoi sistemin gjyqësor në vend, u zhytë në korrupsion dhe krim të organizuar, thirret në vlera evropiane. Një parti e cila për 20 vjet përveç se nuk lëvizi asnjë gurë drejtë Bashkimit Evropian (BE), rrënoi çdo urë që e lidhte shoqërinë tonë me BE-në, duke partizuar në skajshmëri gjyqësorin, njëkohësisht të amnistohen personat non grata si Gruevski dhe e Mijallkov”, thekson VLEN

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments