0.5 C
Tetovo
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeVLEN: BDI e la shëndetësinë në “vdekje klinike”, me Taravarin po kthehet...

VLEN: BDI e la shëndetësinë në “vdekje klinike”, me Taravarin po kthehet në jetë

Partia non grata BDI, kjo kopje e keqe e Gruevskit, në dëshpërimin e saj si parti e izoluar, po shfrytëzon edhe rastet më të dhimbshme vetëm për të ushqyer egot e saj. BDI parti e cila kur ishte momenti për t’i dalë për zot Shëndetësisë, u fsheh pas aferave dhe skemave të veta korruptive, duke dëshmuar se pushteti për ta vlen më shumë se jeta e qytetarëve. Sot atyre nuk u ka mbetur fytyrë për të kërkuar përgjegjësi pasi pasojat e keqqeverisjes së tyre, i kemi trashëguar dhe po punojmë për ta shëruar plagën që e kanë lënë ata”, thonë nga koalicioni VLEN si kundërpërgjigje ndaj BDI-së për deklaratën e këtyre të fundit mbi situatën alarmante me vdekjen e foshnjeve në Klinikën e Fëmijëve në Shkup.

Sipas VLEN, BDI ka shkaktuar vdekjen e 14 qytetarëve në spitalin modular të Tetovës.Kjo është e njëjta parti që mbajti në harresë mijëra punonjës shëndetësorë për dy dekada, duke i mbajtur me kontrata të përkohshme dhe duke i abuzuar si mjete elektorale. Por, me Taravarin në krye të Shëndetësisë, kjo praktikë e turpshme merr fund! Pasiguria e tyre po përmbyllet, duke filluar me sistemimin e mbi 1.000 punonjësve mjekësorë! Faktet nuk gënjejnë.

Që kur VLEN ka marrë përgjegjësinë për Shëndetësinë, gjërat kanë filluar të lëvizin në anën pozitive. Për herë të parë pas 15 vitesh, VLEN e përditësoi listën pozitive tëbarnave, duke lehtësuar barrën financiare të mijëra pacientëve. Vetëm këtë vit, falë angazhimit të ministrit Arben Taravari, janë pranuar 300 specializantë të rinj dhe 300 të tjerë do të pranohen vitin e ardhshëm. BDI-ја non grata e la Shëndetësinë në “vdekje klinike”, por tani ajo po kthehet në jetë, falë përkushtimit dhe vizionit të Taravarit”, thonë nga VLEN.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments