5.5 C
Tetovo
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeShqipëria hap grupkapitullin e gjashtë të negociatave me BE-në

Shqipëria hap grupkapitullin e gjashtë të negociatave me BE-në

Në konferencën e tretë ndërqeveritare Shqipëri–BE, ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto ka thënë se Shqipëria ka treguar rezultat të shkëlqyer për grupkapitujt e BE-së. E kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se synimi është anëtarësimi i Shqipërisë në BE, brenda kësaj dekade.

Shqipëria ka treguar një progres të shkëlqyer për grupkapitujt e BE-së, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto pas konferencës së tretë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, ku u hap grupkapitulli i gjashtë i negociatave për anëtarësim në BE.

Ky grupkapitull përfshin politikën e jashtme, të sigurisë dhe atë të mbrojtjes.

“Në gjashtë muajt e fundit ne kemi bërë të gjitha përpjekjet tona për të përshpejtuar procesin e zgjerimit. Për Shqipërinë që nga viti 2009, Shqipëria e ka paraqitur kërkesën për akses. Në 2014, mori statusin e vendit kandidat, në 2022 filluan negociatat dhe themeli i negociatave filloi vetëm këtë vit nën Presidencën hungareze. Vetëm në dy muaj kemi pasur dy konferenca ndërqeveritare, dy grupkapituj janë hapur dhe kjo shpejtësi është e paprecedent”, theksoi Szijjarto.

E komisionerja për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë në BE, Marta Kos, tha se e hapja e grupkapitullit të 6-të, që lidhet me marrëdhëniet me jashtë, është një sinjal gjeopolitik për stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor.

“Për sa u përket negociatave dhe hapjes së grupkapitullit të parë, tashmë negociatat janë të hapura. Sot ne hapim grupkapitullin e 6-të për marrëdhëniet me jashtë. Shpresoj që Presidenca polake të vazhdojë përpjekjet në të ardhmen. Do të fillojmë edhe me mbylljen e mandatit tim”, deklaroi Kos.

E kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se anëtarësimi i Shqipërisë në BE, duhet të mbyllet brenda kësaj dekade.

“Nuk ka dyshim në mendjen tonë se një Evropë me Ballkanin Perëndimor, të jetë më e fortë dhe më e bashkuar dhe do të jetë më e sigurt. Ndaj, ambicia jonë nuk është sekret dhe duam të sigurohemi se i kemi bërë detyrat tona të shtëpisë dhe që negociatat tona të mbyllen në vitin 2027, dhe me shpresë anëtarësimi jonë në BE të mbyllet brenda kësaj dekade”, tha Rama.

Kryeministri Rama tha se kjo konferencë është hap i rëndësishëm për Shqipërinë.

Pas shumë vjetësh pritje, më 15 tetor Shqipëria ka hapur kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian.

Shqipëria u nda nga pakoja me Maqedoninë e Veriut ku për një periudhë disavjeçare vendimet ishin marrë për të dyja vendet njëkohësisht.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments