Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka komentuar zhvillimet e fundit rreth Listës së Zezë të SHBA-ve, duke theksuar se ky është një
paralajmërim i qartë për ata që janë të përfshirë në korrupsion. Sipas
Ibrahimit, pas Ramiz Merkos, tani edhe Artan Grubi është shtuar në këtë
listë, duke e vërtetuar se korrupsioni dhe keqpërdorimi i pushtetit nuk
mund të mbeten pa pasojat e duhura.“E paralajmërova para disa ditësh se Lista e Zezë e SHBA-ve do të
pasurohet, dhe ja, tani është edhe Artan Grubi në këtë listë. Ky është
një mesazh i fortë për ata që janë përfshirë në korrupsion. Hajnia ka
emër, dhe ata që e kanë bërë këtë krim duhet të mbajnë përgjegjësi,” tha
Ibrahimi.