2.4 C
Tetovo
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeAlbin Kurti po qëndron për vizitë në Sarajevë. Vizita e Kurtit në...

Albin Kurti po qëndron për vizitë në Sarajevë. Vizita e Kurtit në Sarajevë sot është problem për Dodikun – pesë vite më parë vetë e ftoi presidentin e Kosovës( video)

Kryeministri Albin Kurti po realizon një vizitë të shkurtër në Bosnjë-Hercegovinë.

Kryeministri Albin Kurti sot do të takohet me përfaqësues politikë dhe ata të organizatës joqeveritare Asociacioni i Intelektualëve të Pavarur “Krug 99”.

“Krug 99” ka njoftuar se kryeministri Kurti do të flas në një konferencë e cila fillkn nga ora 17:00.

Tema e konferencës është zhvillimi i marrëdhënieve në rajon me referencë të veçantë për Bosnje e Hercegovinën dhe Republikën e Kosovës.

Mediat boshnjake raportojnë se Kurti pritet të takohet me nënkryetarin e Federatës së Bosnjë-Hercegovinës, Refik Lenda.

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik ka reaguar ashpër ndaj vizitës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Sarajevë me ftesë të organizatës joqeveritare “Krug 99”. Por, pesë vjet më parë, Dodik nuk e kishte problem si kryetar i Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, i kishte dërguar një ftesë për vizitë presidentit të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi.

Siç shkruan media boshnjake “Klix.ba“, nga e mërkura (04.12.2024) ka pasur reagime të bujshme nga Milorad Dodik dhe partnerët, ministrat dhe bashkëpunëtorët e tij për shkak të udhëtimit të Kurtit në Sarajevë, ku ai ka mbërritur me ftesë të Shoqatës së Intelektualëve të Pavarur “Krug 99”, ku duhet të marrë pjesë edhe në një seancë të zgjeruar nesër në bashki.

Mirëpo, duhet t’i kujtojmë Dodikut, Kosharcit dhe Neshiqit e të tjerëve se pesë vjet më parë, në qershor 2019, Milorad Dodik, si kryetar i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, i dërgoi një ftesë zyrtare presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që të vinte në samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP) që u mbajt atë vit në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Kam kënaqësinë që mund t’ju ftoj në një darkë për krerët e delegacioneve të organizuar nga Presidenca e Bosnjës e Hercegovinës më 8 korrik”, thuhej ndër të tjera në letrën – ftesë.

Në fund të letrës, Dodik theksoi rolin e rëndësishëm të Hashim Thaçit në nivel ndërkombëtar dhe theksoi se ardhja personale e Thaçit në Sarajevë në konferencë do të kontribuojë ndjeshëm në përcaktimin e sfidave me të cilat përballet kontinenti.

Lexo po ashtuKurti zbret në aeroportin e Sarajevës

Pasi opinioni mësoi për ftesën, kabineti i Dodikut u përpoq të justifikohej duke thënë se “aty nuk ishte ftuar si ‘president’ i Kosovës, por si Prishtinë”.

“Dhe në atë format është diçka që u përcaktua dhe u pranua nga vendet që nuk e njohën Kosovën. Siç ishin Serbia, Greqia, Rumania, Moldavia dhe Bosnja e Hercegovina. Ai u ftua si Prishtinë, si Prishtina le të vinte në fusnotë, nëse kjo nuk është problem për të”, tha Dodik.

Tani Dodik thotë se ardhja e Kurtit “do t’i komplikojë ndjeshëm gjërat në Bosnje dhe Hercegovinë”.

Dhe sërish vlen të kujtojmë se Albin Kurti nuk është ftuar nga një kanton, entitet apo institucion shtetëror, por nga Shoqata e Intelektualëve të Pavarur “Krug 99”. 

Gjithashtu, Kurti do të ketë takim me bashkëatdhetar në Sarajevë.

Kjo është vizita e tij e parë zyrtare si kryeministër në Bosnje e Jercegovinë, pas një vizite më 2018 kur ishte në opozitë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments