2.3 C
Tetovo
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeReagon Lista Serbe: Jemi krenarë që po na sulmon Kurti

Reagon Lista Serbe: Jemi krenarë që po na sulmon Kurti

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka ndërprerë seancën e sotme me t’u futur në Kuvend, deputetët e Listës Serbe, për t’u nënshkruar dhe larguar më pas nga salla, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Lista Serbe përmes një reagimi në Facebook, thonë se ky është “një rast i paprecedentë” për të mos lejuar të zgjedhurit e popullit serb të marrin pjesë në seancë.

“Dënojmë ashpër sulmin e sotëm të paprovokuar ndaj deputetëve të Listës Serbe në Kuvendin e Prishtinës nga ana e deputetëve të Kurtit dhe kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca, të cilët shpërdoruan pozitën dhe i penguan të zgjedhurit e popullit serb të jenë të pranishëm në seancën e Kuvendit. Theksojmë se gjatë sulmit ndaj deputetëve të Listës Serbe, në mesin e tyre ishte edhe deputetja Olivera Zdravkoviq, e cila është shtatzënë”.

“Ky sulm i paprecedentë është disfatë për demokracinë dhe sundimin e ligjit, por edhe shembullin më të mirë të pozitës së popullit serb në Kosovë nën regjimin e Albin Kurtit, i cili çdo ditë ushtron dhunë institucionale dhe terror fizik nga Prishtina”.

Lista Serbe pretendon se kryeministri Albin Kurti po “bën gjithçka” për eliminimin e tyre.

“Jemi krenarë që Kurti po na sulmon, sepse kjo konfirmon se po i qëndrojmë rrugës për të dëbuar të gjithë serbët, por edhe tani duhet të jetë e qartë për të gjithë se pse Kurti po bën gjithçka për të eliminuar Listën Srpska dhe për t’i siguruar vetes serbët e dëshirueshëm që do të punojë në interesin e tij dhe jo të popullit serb. Asgjë nuk do të na pengojë apo ndalojë të përfaqësojmë popullin tonë serb! I vetëdijshëm se nuk ka çfarë t’u ofrojë votuesve të tij të cilët i ka mashtruar gjatë gjithë mandatit të tij, Kurti dëshiron të marrë pikë të lira politike me kartën e nacionalizmit”.

Ata gjithashtu kërkojnë reagim nga faktori ndërkombëtar.

“Kërkojmë dënimin e ashpër të sulmit të sotëm ndaj deputetëve të Listës Serbe, reagimin e ambasadave, mbi të gjitha të SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë, por edhe të Bashkimit Europian, OSBE-së, UNMIK-ut dhe të gjithë atyre cilët janë më të thirrur të mbrojnë të drejtat e popullit serb dhe të pengojnë Kurtin të persekutojë gjithçka serbe, sepse Lista Srpska është zgjedhur nga populli serb në Kosovë dhe kjo është në radhë të parë një sulm ndaj të drejtave të tyre”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments