Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi sot do të qëndrojë në Kosovë ku do të zhvillojë disa takime.
Sipas agjendës së lëshuar nga institucionet e Kosovës Gashi sot në orën 09:25 do të pritet nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Sipas njoftimit mediat mund të marrin pamje nga pritja ceremoniale dhe fillimi i takimit.
Derisa në ora 13:30 edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e pret në takim Gashin.