0.4 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVLEN mashtroi se ”Ballkani Hapur” ka marë fund, ja çfarë thotë Mickovski...

VLEN mashtroi se ”Ballkani Hapur” ka marë fund, ja çfarë thotë Mickovski !

Me ndryshimin e pushtetit një nga gjërat me të cilat VLEN mburej si të aritur ishte dhënia fund e “Ballkanit të Hapur”. Përderisa VLEN deklaron që ”Ballkani Hapur” ka marë fund, të kundërtën e deklaron partneri i tyre qeveritar kryeministri Hristian Mickovski, i cili është pjesëmarës në “Vizioni i verës së Ballkanit të Hapur” në Beograd së bashku me disa ministra e mes tyre edhe ministri për çështjet e bashkësive etnike Stoilkoviç. Mickovski përmes një postimi ka deklaruar që kjo platformë është shembull se si tradita dhe inovacioni mund të shkojnë krah për krah, shkruan Top24.

Postimi plotë :

Kjo ngjarje është një testament i fuqisë së bashkëpunimit, vizionit dhe angazhimit që vendet tona kanë për të promovuar lidhjet ekonomike, shkëmbimin kulturor dhe promovimin e turizmit.

Nisma rajonale krijon mundësi që lidhin rajonin tonë me botën, dhe kjo platformë është shembull se si tradita dhe inovacioni mund të shkojnë krah për krah.

Vera, si trashëgimi kulturore e kësaj pjese të Europës, është shumë më tepër se produkt. Është një simbol i historisë, tokës dhe punës sonë, por edhe një urë mes njerëzve, ndërtimit të mirëkuptimit dhe miqësisë.

Panairi “Vizioni i verës së Ballkanit të Hapur” është jo vetëm një vend ekspozimi dhe shijimi, por edhe një forum diskutimi, edukimi dhe bashkëpunimi që do të sjellë përfitime afatgjata.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments