Sipas të dhënave të fundit të Bankës Popullore në Maqedoninë e Veriut, borxhi i qytetarëve ndaj bankave ka arritur në 245,2 milionë denarë apo rreth 3,9 miliardë euro.
Ky borxh është pjesë e gjithsej 9.2 miliardë euro kredi që bankat kanë miratuar për qytetarët dhe kompanitë.
Borxhi i qytetarëve në bazë të kredive konsumatore në tetor arriti në 126,3 milionë denarë (më shumë se 2 miliardë euro), që paraqet rritje vjetore prej 7,2%. Rritje të konsiderueshme prej 11,3% shënuan edhe kreditë për banim me borxh të përgjithshëm prej 91,2 milionë denarë. Rritja më e lartë vjetore prej 13.6% është vërejtur te kredia për vetura, megjithëse shuma totale e tyre mbetet e vogël krahasuar me kategoritë e tjera.
Nga ana tjetër, pavarësisht rritjes së borxhit, qytetarët vazhdojnë të kursejnë.
Në tetor depozitat kursimore të qytetarëve u rritën me 11% dhe tani arrijnë në 6 miliardë euro. Së bashku me depozitat e kompanive, shuma totale arrin mbi 9.2 miliardë euro.