11.4 C
Tetovo
E martë, 19 Nëntor, 2024
BallinaSportReagojnë “Dardanët”: S’qëndrojmë të heshtur kur ofendohemi

Reagojnë “Dardanët”: S’qëndrojmë të heshtur kur ofendohemi

Tifogrupi “Dardanët” që mbështesin Kosovën në të gjitha ndeshjet ka reaguar edhe njëherë në lidhje me atë çfarë ndodhi në Bukuresht, aty ku në ndeshjen kundër Rumanisë, tifozët brohorisnin “Kosova është Serbi”, veprim ky i cili u pasua me ndërperjen e ndeshjes në minutat shtesë të saj.

Tutje, në sfidën e së hënë me Lituaniën, të cilën Kosova e fitoi me rezultat 1-0, tifozët dardanë shfaqen banerin “Së bashku kundër racizmit”, derisa një ditë më pas, përmes një postimi në rrjetet sociale kanë thënë se nuk do të qëndrojnë të heshtur përballë fyerjeve duke shtuar se lojtarët do ta kenë gjithmonë mbështetjen e tyre.

“Këto ishin mesazhet tona mbrëmë kundër abuzimit me kore ofenduese që bënë rumunët në Bukuresht. Nuk do të qëndrojmë të heshtur. Sa herë që na fyejnë, bashkohemi edhe më shumë. Sepse ashtu siç thamë edhe dje përmes mesazhit tonë – çfarë mbet kur humb edhe nderi? Djemtë tanë kanë përkrahje të plotë për gjithë çfarë bënë atje dhe do të vazhdojnë ta kenë nga ne dhe gjithë populli”, thuhet në reagimin e dardanëve të shoqëruar me foto nga ndeshja me Lituanë.

Ndryshe, UEFA tashmë ka nisur procedurat disiplinore për ndeshje Rumani-Kosovë dhe së shpejti pritet një vendim për fatin e kësaj sfide.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments