3.2 C
Tetovo
E premte, 15 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKomuna e Prishtinës ua ndalon shkollave të kryeqytetit përdorimin e doracakëve “Edukimi...

Komuna e Prishtinës ua ndalon shkollave të kryeqytetit përdorimin e doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues”

Komuna e Prishtinës ka ndaluar përdorimin e Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” 1-5, 6-9 dhe 10-12 në shkollat e Prishtinës, pas reagimeve të shumta për përmbajtjen e tyre, shkruan Reporteri.net.

Për këtë ka njoftuar Nënkryetarja e Prishtinës, njëherit Drejtoresha për Arsim, Jehona Lushaku-Sadriu, e cila u ka bërë thirrje edhe komunave të tjera që të marrin një vendim të tillë.

Sipas saj, përmbajtja në këta doracakë është edhe abuzuese me fëmijët.

“Është e paprecedentë, se si ky pushtet po keqtrajton familjen kosovare. Është skandaloze se si Ministrja në pushtet, në krye të të vetmit institucion përgjegjës për tekstet mësimore, ka aprovuar dhe ka promovuar material me përmbajtje perverse.  Këto tekste në vend se të plasonin njohuri e diskutim bazik për edukimin seksual, kanë paraparë aktivitete në praktikë- prekje me fëmijë nën moshën adekuate. Kjo përmbajtje është jo vetëm e dëmshme, por edhe abuzuese me fëmijët”, ka shkruar Lushaku-Sadriu.

Postimi i saj është shpërndarë edhe nga kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë se e mbështet këtë vendim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments