-0.3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKryeministri Mickoski u bën thirrje çifteve të lindin më shumë fëmijë

Kryeministri Mickoski u bën thirrje çifteve të lindin më shumë fëmijë

Kryeministri Hristijan Mickoski ka alarmuar sot se Maqedonia i nënshtrohet rreziqeve për t’u shuar si shtet. Në ditën e Çlirimit të Shkupit nga Fashistët, Mickoski tha se, nëse i përsërisim gabimet e së kaluarës, mund të mos ketë më shtet të pavarur dhe sovran maqedonas. Këtë rrezik e bazon në tri baza. Faktori i parë sipas tij që e ka vënë shtetin nën këtë rrezik, janë të gjitha disfatat dhe kapitullimet në tavolinë që siç theksoi ai, kanë ndodhur në shtatë vitet e kaluara kanë ndodhur. Ai tha se duhet të gjejmë mënyrë që t’i balancojmë dhe t’i korrigjojmë këto gabime, siç i quan ai.

Na duhet një porosi e qartë, një plan i qartë që duhet ta përcjellim nga atdheu ynë i vogël me zemër të madhe gjithkund në botë. Unë jam i sigurt se këtë do ta bëjmë si qeveri dhe unë si njeri i parë i kësaj qeverie por çështja është – nëse edhe më tej ajo do të mbetet përcaktim strategjik dhe pikërisht për këto arsye do të thirrem në mendjet më të mëdha sipas meje, ndërsa ato janë ASHAM, të ulemi së bashku, të punojmë së bashku me të gjitha veglat që ata kanë nevojë dhe të definojmë një strategji dhe drejtim ku dëshirojmë të lë shkojmë”.

Mickoski ka theksuar edhe demografinë si një element shumë të rëndësishëm për përforcimin e shtetit, ndërsa ka porositur qiftet që të krijojnë familje shumanëtarëshe.

Çdonjëri që ka vendosur të hyjë në bashkësi martesore, çdonjëri që ka vendosur të krijojë që përbëhet nga babai – burrë dhe nëna – grua, me gjini të ndryshme, duhet të bëjë akt patriotik ndërsa ai është të ketë familje me shumë fëmijë. Unë e di se është e vështirë, por gjyshja ime Mitra dhe gjyshi im Mishko ishin nga shtatë fëmijë dhe mesiguri as për ta nuk ka qenë e lehtë. Por, ata kanë bërë edhe nga tre fëmijë – prindërit e mi, ato kanë bërë dy fëmijë. Dhe këtu veç më ndezet alarmi sepse norma natyrore për fertiliet për mbajtjen normale të një kombi është 2,1, gjithçka që është nën atë do të thotë shuarje e heshtur e një kombi”.

Kryeministri shtoi se, qindra mijëra maqedonasë i janë nënshtuar asimilimit të ndryshëm, përfshirë edhe atë ekonomik. Prandaj ai tha se, shtetit i nevojitet rritje e shpejtë ekonomike, ndërsa një nga parakushtet që kjo të ndodhë është zero tolerancë për krimin dhe korrupsionin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments