7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAvokati Qenan Ramani: Dyshohet se në vrasjen e Muhamed Asani-Meka janë të...

Avokati Qenan Ramani: Dyshohet se në vrasjen e Muhamed Asani-Meka janë të përfshirë më shumë se tre persona! Dyshohen edhe persona të punësuar në organet shtetërore

Avokati Qenan Ramani është autorizuar nga familja e të ndjerit Muhamed Asani-Meka për zbardhjen e vrasjes së këtij të fundit, përcjell TV21. Ramani tha se dyshohet se në vrasjen e Meka, që ndodhi më 12.10.2013, janë të përfshirë më shumë se tre persona.

“Në këtë vepër penale, sipas rrethanave, ka indikacione se janë të përfshirë më shumë se tre persona dhe hy në grupin e vrasjeve të njohura në të drejtën penale, vrasje tinzare, gjegjësisht, personi, faktikisht tash i ndjeri Muhamedi, është thirrur apo është besuar nga një person tjetër dhe në këso raste janë vrasje, kualifikohen si vrasje tinzare dhe vrasje mirë të paramenduara, ku dyshojmë se mund të ketë të përfshirë edhe persona të tjerë, të cilët kanë marrë, apo kanë qenë të punësuar në organet shtetërore”, theksoi Ramani.

I pyetur nëse personat e dyshuar për vrasje kanë pasur lidhje me të ndjerin Meka, Ramani u përgjigj:

“Sipas informacioneve të familjes së të ndjerit, tash i ndjeri ka pasur raporte të ndryshme me njëri nga ato të përfshirë në vrasje, që është kryer para 11 vjete në këtë vend”, shtoi Ramani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments