4.7 C
Tetovo
E enjte, 14 Nëntor, 2024
BallinaLajmePërkujtohen 14 ushtarët britanikë që humbën jetën në Kosovë, përcillen mesazhe për...

Përkujtohen 14 ushtarët britanikë që humbën jetën në Kosovë, përcillen mesazhe për paqe

Në sheshin “Edith Durham” në Prishtinë, u mbajt ceremonia përkujtimore për 14 ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit të tyre në Kosovë.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, vendosën kurora lulesh në pllakën përkujtimore.

Ceremonia, e mbështetur nga komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, dhe ambasadorët e huaj, përkujtuan sakrificën e ushtarëve dhe dërguan mesazhe për paqe dhe bashkëpunim në rajon.

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves tha se kjo ceremoni të jetë frymëzim për të punuar për paqe.

“Ceremonia e sotme ka kuptime të ndryshme për secilin prej nesh. Shpresoj, ta vazhdojmë këtë ceremoni, për të frymëzuar të gjithë dhe shpresoj që ky mëngjes, të na frymëzojë që të vazhdojmë të punojmë për paqe, në këtë rajon dhe në të gjithë botën”, ka thënë ai.

Në këtë ceremoni ka pasur edhe lutje nga prifti britanik, si dhe fjalime të shkurtër dhe poezi nga ushtarët britanik për të rënët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments