8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaMasa të rrepta sigurie për zgjedhjet në SHBA.“Blindohet” Uashingtoni, autoritetet i frikësohen...

Masa të rrepta sigurie për zgjedhjet në SHBA.“Blindohet” Uashingtoni, autoritetet i frikësohen reagimeve të dhunshme

Autoritetet amerikanë morën masa të rrepta sigurie në qendrat e votimit dhe numërimit në mbarë vendin për të garantuar zgjedhjet presidenciale.

Dronë vëzhgimi janë vendosur në vendet kryesore, snajper nëper çati dhe janë instaluar kamera sigurie përreth qendrave të votimit. Për të forcuar më tej sigurinë, njësi shtesë policore janë shpërndare në rrugët anembanë vendit.

Në Uashington dhe Nevada, njësitë e Gardës Kombëtare janë në gatishmëri për t’iu përgjigjur çdo trazire të mundshme. Kjo vëmendje e shtuar vjen pas sulmit të 6 Janarit 2021 në Kapitol.

Siguria është e lartë edhe në Mar-a-Lago për shkak edhe të tentativës së dytë për t’a vrarë, ndërsa kandidati republikan për president Donald Trump u kthye në shtëpinë e tij në Palm Beach. Disa subjekte private rreth Shtëpisë së Bardhë tashmë kanë marre masa po ashtu për të mbrojtur bizneset e tyre në rast trazirash.

Trupat e Gardës Kombëtare janë në gatishmëri si në shtetin Uashington dhe Nevada, dhe në Oregon ku u raportuan zjarre në dy kuti votimi duke shkatërruar qindra fletë votimi.

Ndërkohë për të parandaluar ndonjë reagim të dhunshëm nga qytetar të ndryshëm, autoritetet kanë shtuar forcat e sigurisë në kryeqytetin Uashington, Capitol Hill dhe Shtëpia e Bardhë.

Ato janë siguruar me barriera metalike dhe shumë dyqane dhe ndërtesa zyrash janë mbyllur. Policia Federale e SHBA-së krijoi një komandë kombëtare zgjedhore në Uashington për të analizuar kërcënimet që lidhen me zgjedhjet gjatë gjithë kohës.

Numri i oficerëve të sigurisë përreth qendrave të votimit në SHBA është rritur në pothuajse 100 mijë. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments