Një politikan danezo-suedez i ekstremit të djathtë është dënuar me burg me akuzën për nxitje kundër një grupi etnik për djegien e kopjeve të Kuranit dhe dhënien e deklaratave fyese për myslimanët.
Rasmus Paludan ishte personi i parë që doli në gjyq në Suedi – dhe tani është i pari që u dënua – për djegien e Kuranit gjatë një demonstrate të organizuar.
Udhëheqësi i partisë politike daneze Stram Kurs (Hard Line) u dënua të martën me katër muaj burg në gjykatën e qarkut në Malmö për dy raste të nxitjes kundër një grupi etnik dhe një rast të fyerjes në vitin 2022.
Gjithashtu u urdhërua të paguajë dëmshpërblim dhe tarifa prej 5 mijë e 822 paund.
Paludan u dënua me burg sepse ai ishte dënuar më parë për krime të ngjashme nga një gjykatë daneze, tha gjykata suedeze.
Vendimi thoshte: “Rasmus Paludan ka shprehur mungesë respekti për një grup njerëzish ose një grup tjetër të tillë njerëzish me aludime për besimin, origjinën kombëtare ose origjinën etnike duke vendosur proshutë brenda dhe rreth një Kurani dhe më pas duke i vënë zjarrin, duke shkelmuar dhe pështyrë.”
Vendimi gjithashtu theksoi deklaratat e bëra nga Paludan dhe implikimet e tyre, duke përfshirë një “që myslimanëve nuk u pëlqen demokracia perëndimore dhe liria e fjalës”, që “myslimanëve u pëlqen të përdorin dhunën si mjet komunikimi” dhe që “vendet janë të prekura negativisht nga myslimanët që shkojnë atje”.
Duke folur pas gjykimit, prokurori Adrien Combier-Hogg tha se ishte dënimi i parë “në këtë kontekst politik në Suedi”, që do të thotë në një ngjarje proteste të aplikuar dhe të lejuar zyrtarisht.
“Kjo i jep njëfarë kuptimi për pjesën tjetër të shoqërisë se çfarë është e lejuar dhe çfarë jo”.
Ai shtoi se natyra e bazuar në kontekst të incidenteve të tilla nënkupton që secili duhet të shikohet individualisht.
“Është me të vërtetë e vështirë të thuash që diçka bardh e zi është në rregull apo jo, sepse varet nga shumë faktorë dhe variabla të ndryshëm. Nëse e zbutni, ka të bëjë me komunikimin njerëzor. Komunikimi njerëzor është shumë kompleks.”
Megjithatë, në këtë rast, ai tha se ishte e qartë se sjellja e Paludan ishte e paligjshme.