Zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva në Daily Click në TV21 tha se janë joadekuate kërkesat e BDI-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare që do të mbaheshin bashkë me lokalet. Miteva tha se VMRO-ja e ka mbajtur premtimin parazgjedhor për dërgim të BDI-së në opozitë.“Me të vërtet, premtimet parazgjedhore se me të vërtet do të ballafaqohemi me krimin dhe korrupsionin dhe që BDI-ja do të shkojë në opozitë, e realizuam, tani jemi të fokusuar se si të shkojmë përpara, si të sigurojmë standard më të mirë të jetesës, ekonomi dhe ngjashëm. Gjendjet e këtilla nëse duhen zgjedhje të parakohshme pas vetëm 120 ditëve të qeverisë së re, vlerësoj se janë joadekuate”, theksoi Miteva.