11.2 C
Tetovo
E martë, 5 Nëntor, 2024
BallinaLajmeZv.kryeministri Arben Fetai filloi si A.Grubi,me të vetmen punë që njeh më...

Zv.kryeministri Arben Fetai filloi si A.Grubi,me të vetmen punë që njeh më mirë, takoi përfaqësues nga Konferenca Ndërkombëtare e Organizatave Joqeveritare nga Këshilli i Evropës!

CINGO nga Këshilli i Evropës vlerëson bashkëpunimin e Qeverisë me shoqërinë civile

Konferenca е оrganizatave јoqeveritare ndërkombëtare të Këshillit të Evropës së shpejti do të përgatisë
raport për bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë dhe sektorit joqeveritar, ku do të vlerësohet bashkëpunimi
i deritanishëm dhe do të jepen rekomandime për përmirësimin e konceptit të bashkëpunimit të
ndërsjellë. Këtë paralajmërim dje e bëri kryetari i CINGO-së, Gеrhard Ermisher, në takimin me
zëvendëskryeministrin përgjegjës për politika të qeverisjes së mirë, Arben Fetai.

Raporti do të vlerësojë mënyrën aktuale të përfshirjes së sektorit joqeveritar në procesin e vendimmarrjes së Qeverisë,
financimin e sektorit joqeveritar dhe do të identifikojë sfidat e ardhshme. Pas përgatitjes së tij, raporti
do t’i dërgohet qeverisë për mendim dhe më pas do të diskutohet në Asamblenë e Përgjithshme të
Këshillit të Evropës.

Në takim, Zëvendëskryeministri Fetai premtoi rivendosjen e shpejtë të dialogut me organizatat
joqeveritare pasi në mars të këtij viti në shenjë proteste ato u larguan nga Këshilli për Bashkëpunimin
midis Qeverisë dhe Shoqërisë Civile për shkak të mënyrës së shpërndarjes së mjeteve të destinuara për
financimin e sektorit joqeveritar. Fetai njoftoi mysafirët se deri në fund të vitit do të zgjidhen anëtarët e
rinj të Këshillit për Bashkëpunim midis Qeverisë dhe shoqërisë civile.

Ai tha se axhenda e reformave është prioriteti kryesor i qeverisë, duke vënë në pah veçanërisht luftën kundër korrupsionit, rritjen e
transparencës dhe përmirësimin e bashkëpunimit me sektorin joqeveritar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments