Sekretari Organizativ i Bashkimit Demokratik për Integrim, Blerim Bexheti në konferencën e sotme për shtyp tha se me një depozitë vetëm prej 1 milion euro, kompania private serbo-bullgare “Kazino Austria”, ka përfituar mbi 100 milionë euro, përcjell TV21. Edhe pse partnere e Lotarisë së Maqedonisë, Bexheti thotë se kompania i ka paguar drejtorit aktual të Lotarisë, Aleksandar Klimovski, mbi 140.000€ honorar.
“Për një depozitë prej vetëm 1 milionë eurosh, pa pëlqimin e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, kompanisë private serbo-bullgare “Kazino Austria” i jepet monopoli në mbrojtjen shtetërore dhe një fitim mbi 100 milionë euro. Për ta bërë skandalin edhe më të madh, drejtori aktual i Lotarisë Shtetërore, ishte këshilltar ligjor i kazinosë serbo-bullgare, “Austrias Kazino” dhe ishte në listën e pagave të tyre”, tha mes tjerash Bexheti.