6.9 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeArdita Sinani pas përfundimit të protestës: Medvegja sot u bë simboli i...

Ardita Sinani pas përfundimit të protestës: Medvegja sot u bë simboli i zërit të çdo shqiptari

Gjatë ditës së sotme është mbajtur protesta nën moton “Kthema adresën” në Medvegjë, për të kundërshtuar për pasivizimin e adresave.

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, përmes një postimi në Facebook u shprehë që Medvegja sot u bë simboli i zërit të çdo shqiptari që kërkon të drejtat e tij.

Tutje Sinani, tha se përmes kësaj proteste kërkuan mbështetje ndërkombëtare për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie.“Protesta e sotme “Kthema adresën” në Medvegjë ishte një zë i fuqishëm për barazi dhe drejtësi, një sfidë ndaj përpjekjeve për pasivizimin e adresave dhe për fshirjen e identitetit tonë kombëtar nga këto troje. Medvegja sot u bë simboli i zërit të çdo shqiptari që kërkon të drejtat e tij. Me flamurin tonë kombëtar qëndruar krenar, kërkuam mbështetje ndërkombëtare për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie”, ka shkruar Sinani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments