Qindra banorë të rajonit të Valencias, të goditur rëndë nga përmbytjet të javës së kaluar, protestuan të dielën gjatë vizitës të mbretit spanjoll Felipe, mbretëreshës Letizia dhe kryeministrit Pedro Sanchez, ndërsa disa prej tyre hodhën balto ndaj tyre.
“Vrasës” dhe “turp” ishin disa nga fjalët me të cilat disa protestues të zemëruar iu drejtuan mbretit, duke i kërkuar gjithashtu se pse nuk ka bërë asgjë për të shmangur tragjedinë.
Përmbytjet më të këqija në dekada kanë lënë lagje të tëra me baltë dhe makina e vende të shkatërruara në Spanjë.Më shumë se 200 njerëz kanë humbur jetën, ndërsa shumë të tjerë raportohen të zhdukur.
🇪🇸 A crowd of furious flood survivors threw mud and shouted insults at the Spanish King, Felipe VI, as he visited a devastated town in Spain’s Valencia region.
Read more here ⬇️https://t.co/KpKyV70gx7 pic.twitter.com/qc7UGJOz8I
— The Telegraph (@Telegraph) November 3, 2024